Lajme
Paditet Ursula von der Leyen për negociata “private” me Pfizer
Lobisti belg, Frederik Baldan, paditi Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, para gjykatës belge në Liège me dyshimin se ajo personalisht ka negociuar me kompaninë Pfizer për prokurimin e vaksinave kundër coronavirusit.
Baldan i kërkon presidentes së KE-së dëmshpërblim në shumën prej 50 mijë eurosh për dëmin moral të shkaktuar.
Ai pretendon se Von der Leyen negocioi prokurimin e vaksinave jashtë mandatit të dhënë asaj nga shtetet anëtare të BE-së.
Vendet anëtare të BE-së ia dhanë mandatin KE-së, jo personalisht Ursula von der Leyen-it, theksoi Baldan.
Në rast se Presidentja e Komisionit Evropian fshinte mesazhet që ajo shkëmbeu me CEO të Pfizer Albert Burle, mund të krahasohet me shkatërrimin e dokumenteve administrative publike, pohon Baldan.
Ai shton se nëse Von der Leyen nuk dëshiron të zbulojë përmbajtjen e mesazheve, ajo po kufizon në mënyrë arbitrare të drejtat e garantuara me kushtetutë dhe deklaron se, sipas ligjit belg, ky është një krim./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











