Sport
Paga e Gashit në SHBA, mbi 1 milion dollarë në vit
Futbollistët nga Evropa që angazhohen në futbollin e SHBA-së dhe Kanadasë rëndom paguhen mirë. Dhe, për ndryshim nga Evropa, vendet e përmendura janë më transparente sa i përket bërjes publike të të ardhurave të këtyre sportistëve.
Kështu, secili i interesuar mund ta dijë pa problem se për shembull legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard në Los Angeles i fiton 6.2 milionë dollarë në vit, shkruan blick.ch. Ndërsa ish ylli i Juventusit, Sebastian Giovinco për Toronton fiton 5.6 milionë dollarë.
Mbi këtë logjikë, gazeta mëson se eksporti i fundit nga Evropa në SHBA, futbollisti i deridjeshem i FC Baselit, Shkelzen Gashi do të fitojë më shumë se një milion dollarë në vit në “Colorado Rapids”, transmeton albinfoch. Ish golgeteri numër një i Zvicrës për dy sezone, njëherësh lojtar i kombëtares shqiptare do të jetë kështu rreth dyfish më i paguar se kolegu i tij nga Zvicra, Barnetta. Ky i fundit në Philadelphia ka fituar ne sezonin e kaluar vetëm 600 mijë dollarë.
Por, ka sigurisht edhe më keq: Për shembull Adrian Winter (ish lojtar i FC Luzernit) duhet të kënaqet me vetëm 180 mijë dollarë në vit. Në fakt, dallimi kaq i madh në pagesë te Winter vjen si rezultat i rregullit që përcakton kufirin e epërm të pagesës në ligën e SHBA-së, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, në çdo ekip nuk lejohen më shumë lojtarë ta kalojnë kufirin e pagesës prej më shumë se 456 mijë dollarësh në vit
Ndërkaq ngjashëm me Gashin, gjegjësisht rreth një ilion dollarë paguhet nga San Jose, edhe Innocent EMmeghara, i cili më parë ka luajtur për GC-në e Cyrihut.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër












