Shqipëria
Pagesa për Rrugën e Kombit, ndër më të shtrenjtat në Evropë
Siç shihet edhe nga renditja Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik vetëm për mirëmbajtje, me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionë
Tarifat që priten të aplikohen qysh këtë javë në rrugën e Kombit janë më të lartat në Evropë.
Portali evropian “tolls.eu” jep të dhëna të detajuara për të gjitha tunelet, urat dhe autostradat që janë kundrejt pagesës në Evropë.
Siç shihet edhe nga renditja Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik vetëm për mirëmbajtje, me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, shkruan ‘monitor’.
Sipas informacioneve zyrtare, Austria merr taksë për rrugët me pagesë mesatarisht 0.5 euro në ditë për një veturë dhe 0.9 euro për një kamion.
Në Maqedoni pagesa varion 0.9 euro në ditë për veturat në 2.5-3.5 euro për kamionët, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në Tuneli Prado-Carénage, në Francë kërkon një tarifë 2.8 euro për vetura dhe 3.2 euro për kamionët. Në Turqi, ura “Sulltan Selim” mbi ngushticën e Bosforit aplikohet pagese për veturat 1.7 euro në ditë dhe për kamionët 2.3 euro. Në Moldavi veturat paguajnë 0.5 euro në ditë dhe në Rumani 0.4 euro në ditë.
Ekspertët nga Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve pohojnë se zakonisht për mirëmbajtje tarifat në maksimalen e tyre janë 2.5 euro për 100 kilometër. Ndërsa kontrata e mirëmbajtjes për rrugën e Kombit është vetëm për aksin, Milot-Morin që është 101 kilometër.
Tarifa më të larta koncesioni aplikohet për tunelet në Itali që lidhin zonat turistike të Mont Blanc, që janë zona turistike që japin më shumë se dy versione për lëvizje.
Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë koncesionarin në 13 vitet e para të paktën 65 milionë euro, si subvencion për trafikun e munguar.
Nëse edhe pas vënies së pagesës trafiku është mbi minimumin 7 mijë automjete ne ditë, fitimi i kompanisë do të ndahet 50 % me qeverinë.
Aplikimi i taksës në rrugën e Kombi është shumë e lartë sidomos për mjetet e transportit të mallrave. Bashkë me pagesën 20 euro për skanimin në doganë që është një taksë ekstra që nuk aplikohet në asnjë vend të Evropës, pagesa prej 22,5 eurosh në rrugën e Kombit do të zhvlerësojë tërësisht tregtinë me Kosovën dhe më tej nëpërmjet kësaj autostrade. 43 euro është një kosto e lartë për bizneset, të cilët do të shohin mundësi të reja tranzitimi.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












