Shqipëria
Pak kërkesa të shqiptarëve të pranuara për azil në BE
Vetëm një në 25 shqiptarë që aplikoi për azil në një nga 27 vendet e Bashkimit Europian në dy muajt e parë të vitit u pranua. Të dhënat nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin tregojnë se nga gati 1 mijë e 400 kërkesa, vetëm 56 vetë fituan statusin e azilantit.
“Është e pajustifikuar që një qytetar shqiptar të kërkoj azil në vendet e Bashkimit Europian pasi vendit është i sigurt, nuk kemi ndonjë luftë apo situata të tjera emergjente. Ato raste që pranohen kryesisht janë të lidhura me nevoja shëndetësore. Pjesa tjetër është e destinuar për të mos u pranuar”, tha Nirvana Deliu, eksperte e çështjeve të emigracionit.
Të dhënat nga Agjencia për Azilin e Bashkimit Europian tregojnë numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil po ulet. Në raport me periudhën janar-shkurt 2023, këtë vit pati gati 17 për qind më pak kërkesa, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Po çfarë po ndikon në uljen e numrit të kërkesave për azil?
“Në radhë të parë është legjislacioni, strategjitë. Strategjia për menaxhimin e emigracion dhe kufijve. Është punuar gjithashtu në drejtim të ndërgjegjësimit, por ende k nevojë për fushata promovimi”, u shpreh ekspertja.
Të dhënat nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin tregojnë se në harkun e muajve janar-shkurt, pjesa më e madhe e shqiptarëve kërkuan azil në Francë, ndjekur nga Italia, Gjermania, Belgjika dhe Greqia.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












