Lajme
Pakoja e ndihmave në Gjermani, gati për të gjitha kategoritë e qytetarëve
Shteti gjerman, në ndihmë të qytetarëve
Shteti gjerman ka përgatitur një pako të ndihmave për qytetarët e saj, njofton albinfo.ch.
Duke qenë se në këtë shtet ka disa muaj që ka pasur rritje të madhe të çmimeve, kostove për ngrohje, si dhe një inflacion tepër i lartë, Bundestagu gjerman ka vendosur të ndihmojë gati të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Prej datës 1 qershor në Gjermani do të futet edhe një ndihmë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me trafikun publik dhe me trena.
Të gjithë mund të marrin një biletë mujore për udhëtime me autobusë, tramvajë dhe trena rajonalë që kushton vetëm nëntë euro.
Kjo masë vlen për tre muaj, pra ajo fillon të aplikohet në qershor dhe duhet të vlejë deri në shtator.
Ndërkohë që personat që udhëtojnë me makinë, prej datës 1 qershor do të duhej të paguajnë më pak për karburante.
Një litër benzinë do të subvencionohet me 30 centë, ndërsa një litër dizel me 14 centë.
Siç pritet, edhe kjo masë do të zgjatë tre muaj, pra nga 1 qershori deri më 1 shtator të vitit 2022.
Ndërsa personat e punësuar, pra të gjithë ata që paguajnë tatime për punën që bëjnë, do të marrin një ndihmë paushalle bruto prej 300 euro, e kjo masë do të futet në fuqi më 1 qershor.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












