Shkurt.ch
Palestera e fitnesit në Littau ndalon refugjatët të ushtrojnë pas orës 18
Në Adi’s Gold Gym është koha e caktuar për të ushtruar fitnes refugjatët. Pas orës 18:00 duhet të largohen nga studio. Megjithatë, pronari i palestrës nuk sheh ndonjë problem, shkruan “blick.ch”, transmeton “albinfo.ch”.
Shqiptaro-zvicerani Arvid S. ushtron muskujt e tij në Adi’s Gold Gym në Littau, kantoni Lucern i Zvicrës. Por, ai aty nuk po ndihet mirë. Prej disa muajve në hyrje është e vendosur një letër. Aty është e shënuar qartë: “Koha e ushtrimeve për të papunësuarit dhe refugjatët është prej orës 10 deri në orën 17”. Të gjithë të tjerët mund të ushtrojnë në studio në kohën e mbrëmjes dhe në mëngjes herët. Për Arvid S. kjo është e papranueshme: “Refugjatët dhe njerëzit e papunë po ashtu nuk mund të jenë njerëz të klasit të dytë”, thotë ai. Tashmë ai ka marrë një vendim: “Sapo të më përfundoj kontrata, unë do të ndryshoj studion”, thotë djaloshi me prejardhje nga Kosova.
Pronari Shmid sqaron: “I zbatoj rregullat e shtëpisë sime”
Gazeta Blick.ch ka hulumtuar para pak ditësh dhe ka mësuar se rregullat kanë ndryshuar. Me rregullin e ri refugjatët mund të ushtrojnë deri në orën 18.00, ndërsa koha e caktuar për të papunët është fshirë krejtësisht. Ndërkohë, për akuzat raciste ndaj pronarit Adi Schmid, ai thotë: “ Nuk ka të huaj, vetëm njerëz”. Por, një është fakt: “Këtu i zbatoj rregullat e shtëpisë sime”. “Nuk dua që në mbrëmje studio të jetë e mbipopulluar dhe fatkeqësisht ka pasur edhe grindje me refugjatë”, shton ai, njofton “albinfo.ch”.
U desh ndërhyrja e Policisë
Sipas pronarit të kësaj studio, fitnesi para disa javësh për shkak të disa problemeve me tre kandidatë i është dashur të kërkojë edhe ndihmën e policisë. “Ata ushtronin në një qosh dhe nuk ishin të anëtarësuar. Kur ne u ankuam, ata deshën të na sulmonin fizikisht”. Trajneri i fitnesit ka thënë se ka refugjatë të cilët shkojnë dhe ushtrojnë në xhinse. Po ashtu, ai ka thënë se nuk bën dallime. Vitin e kaluar pronari e ka larguar edhe një zviceran nga studio e fitnesit, i cili kishte bërë reagime raciste.
Anëtarësimi për refugjatë, dhjetë franga më lirë
Pronari i studios është konsultuar edhe më Karitasin: “Refugjatët kanë kohë gjatë gjithë ditës. Nëse ndonjë sjell vërtetimin e punës, mund të vijë edhe në mbrëmje”. Për atë është e qartë: “Unë jetoj prej të huajve. Kam klientë nga Sri Lanka, Polonia, Ballkani”. Për refugjatët anëtarësimi vjetor është 240, në vend që të paguajnë 250 franga.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











