Shqipëria
Majko takohet me një grup të rinjsh nga Gjermania
Ky grup po vizitojnë Shqipërinë për tu njohur me historinë dhe kulturën shqiptare në kuadër të Projektit "“Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave”.
Sot, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u takua me një grup të rinjsh nga Gjermania, të cilët po vizitojnë Shqipërinë për t’u njohur më tepër me historinë dhe kulturën shqiptare në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave”.
Grupi i përbërë nga të rinj shqiptarë dhe gjermanë u njoh nga afër me punën e ministrit të Shtetit për Diasporën, politikat dhe projektet e realizuara dhe ato në zhvillim, përcjell albinfo.ch.
Gjatë bashkëbisedimit ministri Majko u shpreh: “Çdo i ri në Diasporë duhet të njohë prejardhjen familjare, historinë e vendit të origjinës, në mënyrë që të ruhet identiteti kombëtar”.
Grupi i të rinjve të shoqëruar nga Konsullja e Nderit të Shqipërisë në Gjermani, znj. Anduena Stephan, kanë vizituar disa nga qytete e Shqipërisë, janë njohur me natyrën, kulturën, historinë dhe traditat shqiptare.
“Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave” është projekt i cili u realizua në data 11- 22 gusht në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit të Landit të Veriut të Vestfalisë, Shoqata “IDEAL” dhe Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











