Lajme
Pandemia e koronavirusit rëndoi gjendjen në industrinë e qumështit
Industria prodhuese dhe përpunuese e qumështit në Kosovë është në gjendje mjaft të rëndë, pas situatës së krijuar në vend nga koronavirusi dhe krahas kësaj gjendjen e këtij sektori po e vështirëson edhe shitja e produkteve me vaj palme në tregun vendor.
Ramadan Memaj nga Shoqata e Industrisë së Qumështit në Kosovë, ka thënë se gjendja aktualisht në industrinë e qumështit është rënduar edhe më shumë për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Sipas tij, problem për qumështarët është teprica e qumështit, e cila është edhe më prezente tani.
“Shumë fermerë dhe pika grumbulluese kanë hall se çfarë të bëjnë me qumështin e tyre, ndërkohë që fabrikat e përpunimit janë stërmbushur me produkte që nuk mund t’i shesin. Duke mos pasur zgjidhje tjetër qumështorët kanë filluar t’i shesin produktet e tyre nën koston e prodhimit”, tregoi Memaj duke shtuar se nëse vazhdon shitja nën kosto, shumë përpunues mund të falimentojnë nga pamundësia e përballimit të gjendjes.
“Gjendja e tillë e krijuar vit pas viti është pasojë e produkteve me vaj palme, të cilat vijnë nga importi dhe pjesërisht prodhohen edhe në Kosovë. Ka shumë vite që shoqatat e qumështit kanë ngritur zërin kundër këtyre produkteve duke argumentuar rrezikun që i kanoset konsumatorëve dhe industrisë së qumështit, por institucionet përgjegjëse asnjëherë deri më sot nuk ishin në nivel të obligimeve dhe përgjegjësive të tyre”, tha Ramadan Memaj nga Shoqata e Industrisë së Qumështit në Kosovë, shkruan RTK.
Por, problem për industrinë e qumështit në vendin tonë, vazhdon të jetë shitja e produkteve me vaj palme.
“Është me rëndësi të përsëritet edhe njëherë se problemi kryesor i sektorit janë produktet ilegale mashtruese dhe të dëmshme me vaj palme , kurse problemet tjera janë sekondare. Pa u ndaluar këto produkte Industria e Qumështit në Kosovë nuk do të mund të mbijetoj”, tha Memaj.
Ndryshe, sasia ditore e prodhimit vendor të qumështit është 140 mijë litra, që i bie rreth 40% e sasisë totale të konsumit në Kosovë. Kurse në vitin 2015, prodhimi vendor i qumështit ka mbuluar rreth 60% të tregut, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












