Lajme
50 për qind më pak vizitorë të huaj në Shqipëri, shkaku i pandemisë
Sipas INSTAT në periudhën janar – dhjetor 2020, Shqipëria ka pasur në total 2.657.818 hyrje të shtetasve të huaj. Thënë në përqindje, 58.5 për qind më pak se në vitin 2019.
Ndërsa historia e njerëzimit njeh luftërat për thyerjen e barrierave ndërkombëtare, pandemia ka bërë betejën e saj për të rikthyer distancat! Distanca sociale, distanca tregtare, distanca edhe në turizëm…
Në vitin 2020, Shqipëria ka pësuar më shumë se 50% rënie të turistëve të huaj, krahasuar me vitin 2019. Turizmi, për fatin e keq, nuk ka rezultuar imun ndaj COVID – 19! Pandemia ka përgjysmuar hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Sipas raportit vjetor të Instat mbi Lëvizjen e Shtetasve, në periudhën janar – dhjetor 2020, Shqipëria ka pasur në total 2.657.818 hyrje të shtetasve të huaj.
Thënë në përqindje, 58.5% më pak se në vitin 2019. Referuar shifrave zyrtare të Instat, përgjysmimi i lëvizjes është ndjerë edhe te daljet e shtetasve shqiptarë nga territori. Sipas të dhënave, ka pasur 2.906.828 dalje nga Shqipëria të shtetasve vendas, 50.9% më pak se në vitin paraardhës. Çdo shtet rezulton me një rënie “drastike” të hyrjeve në vend, sidoqoftë, Kosova është shteti “i penalizuar” më pak. Instat flet për një rënie të hyrjeve të shtetasve nga Kosova me 38.6%, në krahasim me periudhën janar – dhjetor 2019.
Në total, në vitin 2020 ka pasur 1.3 milionë hyrje të shtetasve nga Kosova në Shqipëri, nga 2.2 milionë që ishin në periudhën janar – dhjetor 2019. Ndërkaq, rënien më të madhe e ka shënuar Spanja, me 90.3% më pak hyrje në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019. Gjatë vitit pandemik, referuar të dhënave të Instat, Shqipëria ka pasur 2.801 hyrje të shtetasve nga Spanja.
Sa “u braktis” turizmi kulturor nga të huajt?
Si çdo formë tjetër e turizmit, edhe turizmi kulturor ka marrë goditjen e vet nga pandemia e COVID – 19. Institucionet kulturore në vetvete kanë ndjerë rënie drastike të vizitorëve, qofshin ato vendas apo të huaj (ashtu sikur numri i eventeve kulturore të organizuara ka shënuar rënie).
Referuar Instat, sa u takon turistëve në institucionet e trashëgimisë kulturore (vendas dhe të huaj), vizitat kanë rënë me 82% në vitin 2020, krahasuar me vitin paraardhës. Në 2019- ën, muzetë, parqet arkeologjike, kalatë apo monumentet e kulturës kanë pasur 1.065.081 vizitorë (vendas dhe të huaj). Në 2020-ën, kjo shifër zbriti në 190.467 “check-in”-e kulturore.
Instat tregon se afro 17% e totalit të vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, kanë qenë të huaj. Ajo çka vihet re është se në vitin 2019, përpara “shpërthimit” të pandemisë, muzetë, kalatë, parqet arkeologjike si dhe institucionet e tjera kulturore, dominoheshin nga turistët e huaj. 2020-ta, duket të ketë “detyruar” të huajt të qëndrojnë larg institucioneve të kulturës së Shqipërisë, ndërsa vetë shqiptarët, i ka “detyruar” ta gjejnë të bukurën pa kaluar kufijtë. Ndërsa parqet arkeologjike kanë qenë të preferuat e turistëve të huaj në vitin 2019, gjatë vitit pandemik kjo preferencë ka ndryshuar.
Në 2020-ën, sipas Instat, vizitorët e huaj kanë preferuar më së shumti kalatë dhe monumentet, me një total prej 13 mijë e 757. Me tej, në vend të dytë për nga preferencat e turistëve të huaj gjatë vitit pandemik rezultojnë muzetë. Përkatësisht, me 9 mijë e 963 turistë nga jashtë vendit. Parqet arkeologjike janë ato më pak të frekuentuarat nga të huajt, sipas Instat, me një total prej 8 mijë e 234 vizita, raporton SCAN Magazine, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













