Lajme
Pandemia në Itali, më e keqja ka përfunduar, por ende ka frikë
Gazeta gjermane “DER SPIEGEL” ka shkruar në artikull rreth situatës në Itali dhe se si pandemia ka ndryshuar Italinë. Në orën 5 të pasdites, më 19 prill, Francesco Italia kishte pranuar një thirrje telefonike. “Kjo s’është shaka, unë jam Papa Françesku”, ishte dëgjuar një zë. “Si je, si po kalon?” Tani, 3 muaj më vonë, kryetari i Italisë qëndron i ulur në zyrën e tij që gjendet në qendrën e qytetit Sirakuzë dhe flet për telefonatën që nuk do ta harrojë kurrë.
Në kohërat antike, ky qytet që është i vjetër më shumë se dy mijë vjet, ka shërbyer si një nga kolonitë më të rëndësishme të Greqisë dhe ka qenë gjithashtu qendër e kulturës helene. Platoni, Arkimedi dhe Eskili kanë jetuar këtu në periudha të ndryshme kohore. Por sot? Dhe pse u interesua Papa pikërisht për të në mesin e gjithë njerëzve të tjerë?
“Mendoj se është munduar të përçojë një mesazh te të gjithë kryebashkiakët e shtetit”, thotë Italia. Në stilin tipik të Papës, ai nuk i ka telefonuar liderët e pushtetshëm të Milanos dhe Romës, por e ka thirrur Italian, kryetarin e një qyteti me 120.000 banorë dhe me shumë probleme socio-ekonomike, që gjendet në pjesën jugore të Italisë. “Ai është munduar të thotë: Unë jam duke menduar për ju, jam me ju dhe po lutem për ju”, thotë Italia. Në një pasdite të korrikut, moti është tepër i nxehtë në Piazza Duomo, saqë të duket se je në mesin e një shkretëtire, por në zyrën e kryetarit Italia është natyrshëm më freskët me dekorimet e tij të bukura ngjyrë të gjelbër.
E madhe në fakt nuk i përshtatet stilit të tij të flokëve me kaçurrele, mjekrës së tij dhe shikimit të tij të mprehtë. Një ditë, ai ishte lodhur nga jeta e përditshme në Sirakuzë dhe kishte vendosur të hapë një stacion televiziv në Milano, por kur një valë e turizmit kishte shkaktuar transformim të qytetit të tij, ai u kthye dha vendosi t’i hyjë politikës dhe qeverisjes lokale.
Më e keqja ka përfunduar, por ende ka frikë
47-vjeçari meriton të relaksohet dhe të pushojë sadopak – stina e verës ka ardhur dhe pjesa më e vështirë e COVID-19 duket se ka kaluar. Por, ai ende nuk e ka rimarrë veten nga shoku që e ka përjetuar nga ngjarjet e fundit. “Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Ishte një sfidë e madhe dhe shumë stresuese”.
Italia flet lirshëm teksa rikujton momentin kur kryeministri Giuseppse Conte ka njoftuar vendosjen e orës policore gjatë mbrëmjes në një konferencë për shtyp. Dekretet korrespondente ishin shkruar në një italishte burokrate dhe vështirë se kuptoheshin. Banorët lokalë, që sigurisht ishin shumë të shqetësuar nga shpërthimi i pandemisë, vinin t’i bënin pyetje kryetarit të tyre në grupe. Në disa raste spitali nuk kishte hapësirë as për një gjyshe me grip të lehtë. Një raportim i pavërtetë se një supermarket në qytet ishte kontaminuar me COVID-19 kishte marrë hov të madh.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












