Lajme
Pandemia tregoi se shpenzimet për armë janë një harxhim i kotë
Pandemia e Covid-19 tregon se qeveritë që mendojnë për sigurinë në kushte kryesisht ushtarake, thjesht po harxhojnë para, ka thënë Mikail Gorbaçov.
Shpenzimet e mbrojtjes duhet të shkurtohen në mënyrë globale për të financuar gjërat që i duhen njerëzimit në të vërtetë.
Së fundi, ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik tha se botës, e sidomos vendeve të zhvilluara i duhet një rikonceptim i sigurisë.
“Ajo që na duhet urgjentisht tani është një rishikim i gjithë konceptit të sigurisë. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ai është parashikuar kryesisht në aspektin ushtarak.
Gjatë viteve të fundit, gjithçka që kemi dëgjuar është të flasim për armë, raketa dhe sulme ajrore”, theksoi ai në një shkrim të botuar nga revista TIME.
Përhapja e Covid-19 ka nënvizuar edhe një herë se kërcënimet me të cilat përballet njerëzimi sot janë me natyrë globale dhe mund të adresohen vetëm nga kombet.
Burimet e shpenzuara aktualisht për armët duhet të përdoren për kriza të tilla, tha Gorbaçov.
Të gjitha përpjekjet do të dështojnë nëse qeveritë vazhdojnë të humbin para duke nxitur garën e armëve.
“Qëllimi kryesor duhet të jetë siguria njerëzore: sigurimi i ushqimit, ujit dhe një ambienti të pastër dhe kujdesi për shëndetin e njerëzve.
Unë u bëj thirrje liderëve botërorë të shkurtojnë shpenzimet ushtarake me 10 në 15 për qind.
Kjo është më e pakta që ata duhet të bënin tani, si një hap i parë drejt një vetëdije të re, një civilizimi të ri”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












