Lajme
Pandemia uli jetëgjatësinë dhe bruto prodhimin vendor të Zvicrës
Megjithatë, kënaqësia me jetën është ende e lartë në krahasim ndërkombëtar - edhe pse në rënie
Pandemia e Covid 19 po lë gjurmë në mirëqenien e popullsisë zvicerane: jetëgjatësia ka rënë ndjeshëm në vitin 2020, ashtu si edhe Bruto Prodhimi Vendor.
Kështu, n vitin 2020, jetëgjatësia e burrave është zvogëluar për pothuaj një vit krahasuar me një vit më parë, ndërsa ajo e grave, për gjysmë viti. Djemtë e lindur në 2020 kanë një jetëgjatësi prej 81 vjetësh, vajzat mund të shpresojnë mesatarisht 85.1 vjet.
Në vitin 2020, personat mbi 64 vjeç janë prekur më shumë nga niveli i rritur i vdekshmërisë krahasuar me grupmoshat më të reja.
Megjithatë, kënaqësia me jetën është ende e lartë në krahasim ndërkombëtar – edhe pse në rënie, transmeton albinfo.ch. Kjo del nga matja (anketa) e përditësuar e mirëqenies, e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave, BFS.
Borxhi publik gjithashtu është rritur, ndonës jo në mënyrë të papritur: qeveria federale, kantonet dhe komunat, në vitin e parë të Koronës (2020) kanë shpenzuar 11 miliardë më shumë se në vitin 2019. Borxhi ka kaluar shifrën prej 300 miliardësh dhe ka arritur në 304 miliardë franga, njofton sda.ch.
“Vrima” në arkën shtetërore është zgjeruar, dhe jo vetëm për shkak të rritjes së shpenzimeve për masat e ndërmarra për të lehtësuar efektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore të pandemisë Covid-19. Përveç kësaj, të ardhurat kanë rënë për pak më pak se 4 për qind. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak se janë paguar më pak taksa për karburantet – veçanërisht për benzinën dhe naftën. E mira që ka rezultuar nga e gjithë kjo është se konsumi bruto i energjisë është ulur përpothuajse 10 për qind.
Të anketuarit janë shprehur se mbështesin shpresat e tyre në sistemin politik të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Besimi në politikë ishte 47 për qind pikërisht përpara bllokimit të pjesshëm, pas të cilit ai qe rritur në 54 për qind.
Sipas BFS, besimi në fjalë ka rënë përsëri që atëherë, por, duke mbetur në 51 përqind është ende dukshëm më i lartë sesa përpara bllokimit të pjesshëm në mes të marsit 2020.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












