Futboll
Panucci flet për Zhegrovën dhe Kosovën
"Nuk kam asgjë kundër Kosovës, por vetëm respekt maksimal. E uroj për një fat të mirë Zhegrovën. Ai na tha se po, do të vij te Shqipëria. Më pas ndryshoi mendje. Respekt maksimal për Kosovën, por çështja është e mbyllur”, theksoi Panucci
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen në miqësoren ndaj Norvegjisë, 1:0.
“Ishte një miqësore, zhvilluam disa eksperimente për të parë dhe provuar disa të rinj, nëse mund të jenë pjesë e ekipit kombëtar, duke llogaritur edhe miqësoret e qershorit. Personalisht, më dha shumë mësime një ndeshje e tillë. Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas, kam fjetur shumë pak mbrëmë. Një humbje e tillë kishte më shumë domethënie se fitorja ndaj Turqisë. Ishte një leksion i mirë. Përgjegjësinë e mbaj unë, se jam trajneri”, deklaroi Panucci, përcjell albinfo.ch.
Ai foli edhe për çështjen e shumëpërfolur të Edon Zhegrovës, i cili zgjodhi Kosovën. “Zhegrova dhe Kosova? Nuk më takon mua t’u përgjigjem këtyre gjërave. Kemi qenë në të njëjtin restorant, ku ishte grumbulluar kombëtarja e Kosovës, kur jemi takuar me Zhegrovën. Nuk e di nëse kanë folur ata më parë me të. Nuk kam asgjë kundër Kosovës, por vetëm respekt maksimal. E uroj për një fat të mirë Zhegrovën. Ai na tha se po, do të vij te Shqipëria. Më pas ndryshoi mendje. Respekt maksimal për Kosovën, por çështja është e mbyllur”, theksoi Panucci.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












