Sport
Panucci kërkon fitore me Norvegjinë
"Jemi gati për këtë miqësore dhe jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë”, është shprehur trajneri italian
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet të hënën.
Ai theksoi se do të luajnë futboll sulmues dhe do të kërkojnë fitore, shkruan albinfo.ch.
“Skuadra ka punuar mirë, me seriozitet. Është një moment i sezonit ku është e vështirë të lësh skuadrën ku luan dhe të përkushtohesh në kombëtare. Jemi gati për këtë miqësore dhe jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë”, është shprehur trajneri italian në konferencën për media.
“Nuk kam ndërmend të ndryshoj asgjë, kemi dëshirë ta mposhtim Norvegjinë, sikurse bëmë me Turqinë. Për të ardhmen dhe dy ndeshjet e qershorit kam një ide. Formacionin duhet t’ua them më parë lojtarëve, nuk do të ketë befasi. U dëmtua Lilaj, do të luajë Ramadani. Është një i ri me personalitet. Jam i bindur se do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për formacionin. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur, por unë u jap besimin tim, kërkoj një impenjim më serioz nga ana e tyre”, theksoi Panucci.
Ai foli edhe për taktikën që do të aplikojë. “Unë nuk propozoj 4-3-3 nëse nuk e kam grupin. Mund të luaj edhe me skema të tjera, me një mbrojtje të palëvizshme. Sot po provojmë 4-3-3, por kam një skemë në kokë edhe për të ardhmen. Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Nëse do ta luanim ndeshjen me Italinë me grupin që kam sot, jam i sigurt që nuk do të humbisnim. Që kur e kam marrë drejtimin e Shqipërisë, skuadra e sotme është më e forta”.
Në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Strakosha, do të luajë nga fillimi. “Do të luajë Strakosha, kam folur me të dy. Berisha nuk ishte në gjendje të mirë. Në miqësoret e qershorit do të luajnë secili nga një ndeshje, pastaj për eliminatoret do të vendos se cili do të jetë titullar”, nënvizoi Panucci.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













