Lajme
Papa i lau dhe puthi këmbët shqiptarit të burgosur
Papa Françesku vizitoi burgun e Palianos, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias. Ai ua lau dhe puthi këmbët 12 të dënuarve, në mesin e tyre dhe një shqiptari
Papa Françesku ka vazhduar traditën e mëhershme duke kryer ritualin e Javës së Shenjtë, i cili nënkupton larjen e këmbëve për të penduarit në burgje. Ai sot zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias.
Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje. Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq.
Vatikani sqaroi se 3 prej këtyre personave ishin gra. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë, citon TCH.
Dy prej këtyre njerëzve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet të lirohen ndërmjet 2019-s dhe 2073-shit.
Burgu i sigurisë së lartë i është rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri Me “BMW” të vjedhur në Gjermani dhe armë në makinë, arrestohen dy persona nga Prishtinë... -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf -
René Redzepi largohet nga Noma pas akuzave për abuzim në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?














