Lajme
Papa lutet arabisht
Vatikani ka njoftuar se në të ardhmen edhe arabishtja do të hyjë në mesin e gjuhëve, në të cilat do të flitet në audiencat e Papës
Papa Benedikti i XVI zgjeron spektrin e gjuhëve në të cilat kryen lutjet e tij javore. Ai ka vendosur që të fillojë të lutet edhe në gjuhën arabe, për të dërguar kështu fjalën e zotit edhe te njerëzit që flasin këtë gjuhë.
Kështu ai, veç tjerash, mendon të japë një sinjal përkrahjeje për besimtarët katolikë në botën arabe.
Në një fjalë të shkurtër gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore të mbajtur të mërkurën, kreu i Kishës katolike tha: “Papa lutet për të gjithë njerëzit arabishtfolës. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.
Në këtë kontekst, Vatikani ka njoftuar se në të ardhmen edhe arabishtja do të hyjë në mesin e gjuhëve, në të cilat do të flitetnë audiencat javore të Papës. Me këtë do të përkujtohen katolikët që të luten për paqen në Lindjen e Afërme.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











