Kosova
Kosovë: Papunësia gjatë tremujorit të parë 2021 bie në 25.8 për qind
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e parë 2021 është 29.3 për qind, ku punësimi me i lartë është te meshkujt 42.8 për qind, ndërsa te femrat 15.9 për qind, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me 53 për qind, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1 për qind të tyre.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8 për qind, prodhimi me 12.4 për qind, arsimi me 11.1 për qind dhe ndërtimtaria me 9.4 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa u përket të të punësuarve me kontrata, del se 44 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56 për qind kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2021 shkalla e papunësisë është 25.8 për qind.
Krahasuar me tre muajt paraprak, ka një rënie të papunësisë gjatë këtyre tre muajve.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore












