Lajme
Papunësia në Gjermani kalon pragun e tre milionëve
Papunësia në Gjermani ka kaluar pragun e tre milionë personave për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, duke rritur shqetësimet për gjendjen e ekonomisë së vendit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit (BA), në gusht numri i të papunëve u rrit me 46,000, duke arritur në 3.025 milionë. Kjo përkthehet në një normë papunësie prej 6.4%, ose 0.1 pikë përqindjeje më shumë se muajin e kaluar.
Kancelari Friedrich Merz, duke komentuar shifrat në margjinat e takimit franko-gjerman të mbajtur në Toulon të Francës jugore, tha se rritja nuk ishte e papritur dhe se qeveria federale do ta ketë këtë çështje në fokus. Ai theksoi se planet e mëdha të investimeve të qeverisë synojnë të japin rezultate sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe pse të dhënat e rregulluara sezonalisht treguan një rënie prej 9,000 të papunëve në gusht krahasuar me korrikun duke sfiduar pritjet për një rritje prej 10,000 krahasuar me një vit më parë papunësia është rritur me 153,000 persona.
Ndërkohë, kërkesa për punë po tregon shenja ngadalësimi. Në gusht ishin të disponueshme 631,000 vende pune të lira, 68,000 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












