Lajme
Paqartësi për lirimin ose jo të xhihadistit Çëndrim Ramadani
Në disa lajme që i referohen gazetës “The Times”, pohohet se në mesin e të liruarve në këmbim me pengjet turke është edhe xhihadisti kosovar, Ramadani
Çëndrim Ramadani, një i ri me prejardhje nga Kosova dhe me banim në kantonin Aargau të Zvicrës, qe arrestuar në pranverën e këtij viti në Turqi pasi që në një pritë kishte vrarë bashkë me dy persona të tjerë tre ushtarë dhe policë turq.
Pas një marrëveshjeje që ka bërë me Isis-in, për shkëmbimin e robërve, Turqia është zotuar t`i lirojë 180 robër, kundrejt 49 punëtorëve të Konsullatës së Turqisë, të kapur në Irak nga Isis-i.
Në disa lajme të publikuara në mediet zvicerane, që i referohen gazetës britanike “The Times”, pohohet se në mesin e të liruarve me këtë rast është edhe xhihadisti i përmendur kosovar, Ramadani. Gazeta bën fjalë, duke i identifikuar me emra, për dy britanikë, tre francezë, dy suedezë, dy maqedonas, një belg dhe një zviceran. Emri i këtij të fundit nuk është përmendur por njëri nga autorët e artikullit ka shkruar pastaj ne twitter se ndër të liruarit është edhe Çëndrim Ramadani. I përmenduri 23 vjeçar është rritur në Zvicër por, sipas Departamentit Zviceran të Punëve të Jashtme nuk ka pasur shtetësi zvicerane
Ndërkohë, burime tjera thonë se Çëndrim Ramadani megjithatë nuk është në mesin e të liruarve.
Në orët e vonshme të mbrëmjes së të hënës, Jean-Paul Roullier nga Qendra e Gjenevës për Terrorizëm (GCTAT) ka deklaruar për gazetën “Le Temps” se posedon një listë me dhjetë emra të liruarish me prejardhje evropiane. Por, sipas Rollier në këtë listë ku ndodhet edhe emri i një gruaje, nuk është xhihadisti nga Kosova. Rollier ka thënë se Çëndrimi fajësohet peer vrasje të ushtarëve dhe policëve turq. “Dhe, një gjë të tillë turqit nuk mund t`ia falin”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















