Shkurt.ch
“Para se të jenë refugjatë, ata janë fëmijë”
Këshilltarja nacionale, Lisa Mazzone, paraqiti një mocion për të luftuar kundër zhdukjes së fëmijëve refugjatë në Zvicër. Shumë fëmijë refugjatë janë zhdukur çdo vit në Evropë. Në Zvicër ky fenomen është në rritje, sipas Sekretariatit të Shtetit për Migrim (SEM): 56 të mitur janë zhdukur në vitin 2014, 161 në vitin 2015 dhe 460 në vitin 2016.
“Shifrat e SEM-it janë të nënvlerësuara, me që ky numër është në rritje për shkak se shumë të mitur në Zvicër heqin dorë nga paraqitja e një kërkese për azil”, vëren Lisa Mazzone. Sipas saj, autoritetet reagojnë në mënyrë shumë të “butë”. Prandaj, ajo do të paraqesë këtë javë një mocion që këto zhdukje të jenë të dokumentuara më mirë, me përmasa për t’iu shmangur këtij fenomeni.
Ajo propozon që të informohen më shpejt të rinjtë në lidhje me rreziqet me të cilat mund të ballafaqohen, që të identifikohen më shpejt profilet që janë në rrezik dhe që të ndiqen të njëjtat procedura që ndiqen për çdo fëmijë tjetër në Zvicër. Sepse, “para se të jenë refugjatë, ata janë fëmijë. Dhe, ata duhet të trajtohen si të tillë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha









