Lajme
Para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, Biden njofton ndihmën 500 milionë dollarë për Ukrainën
SHBA-ja njoftoi sot se do të ofrojë një ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 dollarë përpara largimit të presidentit, Joe Biden nga detyra.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin e bëri njoftimin gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në bazën e ushtrisë amerikane “Ramstein” në Gjermani.
“Paketa përfshin municione kundërajrore dhe mbështetje teknike për avionët luftarakë F-16 në shërbim të Ukrainës”, tha ai.
Kjo mund të jetë paketa e fundit e ndihmës përpara se Biden t’i dorëzojë detyrën presidentit të sapozgjedhur Donald Trump më 20 janar.
Sipas Uashingtonit, Ukraina do të marrë afro 65 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane për të luftuar kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Politika e Trump ndaj Ukrainës është aktualisht e paqartë pasi ai ka shprehur synimin e tij për t’i dhënë fund luftës e cila ka vazhduar për gati tre vjet.
Përfaqësues nga rreth 50 anëtarë të Grupit të Kontaktit ishin të ftuar sot në konferencë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov merrnin pjesë, ndër të tjera.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










