Kosova
Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon Lajçakun e Escobarin
Ky takim dëshmon koordinimin gjithnjë e më të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten më 18 gusht, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në prag të këtij takimi Kurti, do të zhvillojë takim në Bruksel në mbrëmjen e 17 gushtit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, mëson Radio Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
Sipas burimeve diplomatike, ky takim dëshmon koordinimin gjithnjë e më të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës.
Burimet diplomatike i thanë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë interes të përbashkët paqen e stabilitetin në rajon, si dhe realizimin e aspiratave që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në familjen evropiane.
Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për të arritur sukses edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, thanë burimet diplomatike.
Kurti dhe Vuçiq do të takohet më 18 gusht në Bruksel, në rundin e ri të dialogut. Temë e bisedimeve, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, do të jetë edhe synimi që të ulen tensionet mes dy vendeve.
Tensionet u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.
Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Më 17 gusht, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti tha se nuk do të heqë dorë nga zbatimi i vendimeve, pasi tha se ato janë ligjore.
Me Stoltenbergun u takua edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Shefi i NATO-s tha se misioni në Kosovë, KFOR, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.
Takimet me Stoltenbergun, por edhe rundi i ri i dialogut është thënë se kanë për synim uljen e tensioneve.
Edhe pas heqjes së barrikadave, zyrtarët në Kosovë dhe Serbi kanë ashpërsuar retorikën, gjë që bëri që BE-ja të reagonte duke paralajmëruar se do të mbajë përgjegjës liderët për çdo përshkallëzim eventual të situatës.
Gjatë 17 gushtit, Vuçiq ka njoftuar se është takuar me Lajçakun.
“Në një bisedë me Lajçakun përsërita përkushtimin e fortë të Serbisë që të vazhdojë të bëjë gjithçka me qëllim të ruajtjes të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur edhe që përmes dialogut të vijmë deri te gjetja e kompromisiz, pa presion dhe ultimatume. Përsërita se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të dakorduara dhe nënshkruara në Bruksel, sepse ne i kemi përmbushur në tërësi të gjitha obligimet tona”, shkroi Vuçiq në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja më 2011. Por, palët kanë dallime sa i përket epilogut të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme Tre zona kritike në Cyrih dhe Solothurn do të përfitojnë masa të reja për parandalimin e... -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025













