Kosova
Parada e Ushtrisë së Kosovës dhe e Policisë në 25-vjetorin e çlirimit
Sot, Kosova po shënon 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta, përcjell albinfo.ch.
Në mesditë po mbahet ngjarja kryesore, ajo e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani para parakalimit të këtyre njësive deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës.
“Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, duke shtuar se Kosova u mbështet edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











