Shqipëria
Paralajmërohen reshje dhe shtrëngata në veri të Shqipërisë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet mesatar gjatë tri ditëve të ardhshme, me shtrëngata në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, bazuar në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave.
Në përgjigje të këtyre parashikimeve, AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile.
Forcat e Armatosura janë gjithashtu në gatishmëri, të pajisura me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Qytetarët e qarqeve Lezhë dhe Shkodër këshillohen të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo situatë të mundshme që mund të shfaqet si pasojë e reshjeve intensive.
“Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tri ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës”, njofton AKMC.
“Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, përfundon njoftimi i AKMC-së./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













