Lajme
Paralajmërohet fundi i telefonave celularë
Telefonat celularë u shfaqën në jetën tonë pak më pak se tri dekada më parë, duke sjellë një revolucion të vërtetë. Megjithatë, asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe tani ndryshimi po afrohet. Gjegjësisht, shefi ekzekutiv i “Metës”, Mark Zuckerberg, e ka bërë të qartë se çfarë na pret me deklaratën e tij goditëse: “Do të jetë njësoj si me kompjuterët”.
Zuckerberg ka përmendur tashmë një zëvendësues të mundshëm. Ai flet për një produkt që gradualisht do të zëvendësojë telefonat inteligjentë pasi orët inteligjente nuk arritën ta marrin atë rol. Orët inteligjente mbetën një aksesor i dobishëm, por nuk u bënë platforma dominuese. Zuckerberg thekson një element që do të ndryshojë peizazhin teknologjik – syzet inteligjente.
-Ata do të bëhen platforma tjetër e madhe informatike. Do të vijë një kohë kur telefoni juaj inteligjent do të jetë më shumë në xhep sesa jashtë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë në vitet ’30 dhe ndërsa ju mund të kryeni detyrat më plotësisht ose më mirë me telefonin, përdoruesit do të zgjedhin komoditetin e syzeve për të bërë të njëjtën gjë, pohon Mark.
Apple me Vision Pro dhe Meta janë kompanitë më të spikatura në zhvillimin e syzeve inteligjente, por shumë kompani të tjera teknologjike kanë punuar për të njëjtin produkt për një kohë të gjatë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












