Kosova
Paralajmërohet rishikimi i masave anti-COVID pas shfaqjes së variantit “Delta”
Kosova do të rishikojë masat kufizuese për pandeminë, pas përhapjes me shpejtësi nëpër botë të variantit “Delta” të COVID-19.
Lajmin e bëri publik ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili pasi mori vaksinën u shpreh se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u vaksinuar.
“Varianti Delta është prezent edhe në vendin tonë. Duhet të bëjmë pyetje a duhet ta marrim vaksinën dhe të shpëtojmë apo t’u kthehemi spitaleve me shumë mbingarkesa”, tha ai, duke inkurajuar qytetarët të marrin vaksinën anti-COVID-19.
Sipas Vitisë, rishikimi i masave kufizuese do të bëhet gjatë kësaj jave dhe pas konsultave me ekspertët do të njoftohen qytetarët.
“Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave. Do të flitet me ekspertë. Në momentin kur marrim rekomandimin e ekspertëve, do t’i njoftojmë qytetarët”, shtoi Vitia.
Në Kosovë 2,264 qytetarë të prekur nga virusi kanë ndërruar jetë dhe mbi 105 mijë të tjerë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















