Maqedonia
Paralajmërohet rritje e interesit të kredive në Maqedoninë e Veriut
Pas rritjes së normës bazë të interesit të Bankës Popullore, do të jetë e pashmangshme që të rriten edhe normat e interesit për kreditë dhe depozitat. Shoqata e bankave për Alsat thotë se bankat dhe kursimoret ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre merr vlerësim dhe vendim për lartësinë e ndryshimit të normave të interesit.
“Disa anëtarë tashmë kanë bërë korrigjimin e normave të interesit, ndërsa me fillimin e vitit të ri qytetarët mund të presin rritje të caktuar të tyre, përveç të kredive me normë fikse të interesit, ku nuk do të ketë ndryshim. Goditja më e madhe pritet të jetë te kredive devizore dhe të denarit”, thonë nga Shoqata bankare.
Nga Banka Popullore njoftojnë se e kanë rritur normën bazë të interesit për 0,75 pikë shtesë dhe tani norma e interesit për bonot thesare është rritur në 4,25 për qind. Sipas Bankës Qendrore, kjo është një masë për të stimuluar kursimet, me të vetmin qëllim uljen e shpenzimeve në kohë inflacioni, sepse shpenzimet në vetvete nënkuptojnë presion të mëtejshëm ndaj lëvizjeve të inflacionit.
“Pritet që me këtë masë të përforcohen ndryshimet e iniciuara në politikën e interesit të bankave dhe se bankat do të ofrojnë norma më të favorshme të interesit për të gjitha kategoritë e depozitave në denarë, duke kontribuar në rritjen më të fortë të kursimeve në monedhën vendase. Në të njëjtën kohë, ky ndryshim do të kontribuonte në menaxhimin optimal të likuiditetit”, lajmërojnë nga Banka Popullore.
Banka Popullore thotë se interesi i depozitave për depozitat e reja ka arritur në 1,07 për qind, që është 0,22 pikë më shumë se shtatori i kaluar kur ishte 0,85 për qind.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












