Lajme
Paralajmërohet se papunësia mund të shkojë në 50% shkaku i pandemisë
Kriza ekonomike me të cilën pritet të ballafaqohet Kosova shkaku i pandemisë do të godasë edhe më shumë tregun e punës në vend.
Sipas kryetarit të BSPK-së, Avni Ajdini, pas përfundimit të situatës së krijuar me COVID-19, shkalla e papunësisë në Kosovë mund të rritet deri në 50 për qind, transmeton KOHA.
Shkak për këtë ai tha se do të jetë pikërisht sektori privat, si një nga punëdhënësit kryesor në vend.
E, kritika për Qeverinë për mospërkrahje të këtij sektori ka pasur edhe sindikata që përfaqëson ata.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se secila qeveri ka shkelur të drejtat e punëtorëve të sektorit privat duke dështuar t’u sigurojë atyre pagë mesatare prej 250 eurosh.
Në një konferencë për media, ai shtoi se në sektorin privat gjithashtu vazhdimisht shkelet Ligji i punës.
Kurse, ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajadari, ka kritikuar udhëheqjet e kaluara, duke thënë se qeveria trashëgoi shumë probleme që lidhen me gjendjen e punëtorëve.
Hajdari njoftoi se MEPTINIS-i është në proces të draftimit të Ligjit të punës, në përpjekje për të siguruar kushte e të drejta më të mira për ta.
Për Ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, të premten kanë folur edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Të dy kanë premtuar kushte më të mira për punëtorët e përmirësim të gjendjes së tyre.
https://youtu.be/HVovS6SUCmI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














