Tematike
Parashihet pjesëmarrje e njëjtë në zgjedhje, si në vitin 2011
Pasi që shumica e zgjedhësve votojnë me postë dhe vota e tyre tashmë është dhënë, qysh tash mund të flitet për përqindjen e përafërt të pjesëmarrjes me atë të zgjedhjeve të kaluara, të vitit 2011
Nesër, më 18 tetor në Zvicër mbahen zgjedhjet për Parlamentin Nacional. Duke pasur parasysh se shumica e madhe e zgjedhësve votojnë me postë dhe vota e tyre tashmë është dhënë, qysh tash mund të flitet për përqindjen e përafërt të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Siç njofton srf.ch kjo përqindje në zgjedhjet 2015 do të jetë pa ndryshime nga ajo e zgjedhjeve të kaluara, të vitit 2011. Për këtë dëshmojnë shifrat e ardhura nga qytete dhe kantone të ndryshme. Një shembull i veçantë është këtu Gjeneva, ku për herë të parë po praktikohet edhe votim i elektronik (E-Voting). Sipas autoriteteve të atjeshme kjo praktikë e re nuk e ka rritur përqindjen e votuesve, pasi që ajo do njëfarë kohe për t`u mësuar. 34% ka qenë kjo përqindje të premten, aq sa ka qenë edhe katër vite më parë, kur nuk kishte ende E-Voting.
Edhe në qytete tjera të Zvicrës, pjesëmarrja në zgjedhje duket të jetë në shkallë të njëjtë me atë të vitit 2011. Kështu, deri të premten në Bernë votën e tyre e kishin dhënë përmes postës 43% të personave me të drejtë vote, ndërsa në Cyrih, 36%. Gjendje e njëjtë në këto qytete mbretëronte edhe para katër viteve, të premten, dy ditë para ditës së zgjedhjeve.
Ndërkaq në Bazel, me afër 49%, përqindja e votuesve në këto zgjedhje është më e madhe se ajo në vitin 2011. Kjo përqindje parashikohet të ngrihet deri në 53% kur dihet se një numër i votuesve votojnë edhe drejtpërdrejt në kutitë e votimit, të dielën. Në një rast të tillë do të kemi një rekord, thonë autoritetet e këtij qyteti.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 kishin votuar 48.5% të personave me të drejtë vote. Sondazhet për sivjet kanë treguar për një përqindje prej 49%.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











