Kosova
Paris: Filloi takimi mes Kurtit dhe Borellit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, sot në Paris. Pas Kurtit, Borrell do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka njoftuar dje Bashkimi Europian,, takimet e Borrellit me dy liderët ballkanikë po bëhen për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, si dhe diskutimin mbi avancimin e dialogut që lehtësohet nga BE-ja. Takimi mes tyre ka filluar nga ora 10:30.
“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe me Aleksandar Vuçiqin në Paris, në takime të ndara”, ka shkruar dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në Twitter.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane













