Lajme
Parlamenti: Bizneset e dëmtuara nga pandemia, të paguajnë 70% më pak qira
Mocioni kërkon që operatorët e restoranteve dhe bizneseve të tjera të mbyllura nga qeveria për shkak të pandemisë, do t`u detyrohen pronarëve të tyre me pagesën e vetëm 30 për qind të qirasë
Në seancën e vet të jashtëzakonshme, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot një mocion të komisionit të saj ekonomik me 103 pro, 77 kundër dhe 15 abstenime, shkruan sda.ch.
Mocioni kërkon që operatorët e restoranteve dhe bizneseve të tjera të mbyllura nga qeveria për shkak të pandemisë, do t`u detyrohen pronarëve të tyre me pagesën e vetëm 30 për qind të qirasë, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen për periudhën në të cilën bizneset në fjalë duhet të qëndrojnë të mbyllura për shkak të masave zyrtare.
Në të njëjtën kohë, do të krijohet një fond për “rastet e rënda” për pronarët e bizneseve, ekzistenca e të cilëve do të kërcënohej për shkak të heqjes dorë të pjesshme të qirasë. Ky fond do të realizohet me një shumë prej 20 milionë frangash.
Dhoma e Kantoneve (Senati) nga ana tjetër ka propozuar një tjetër zgjidhje, në seancën e mbajtur të hënën. Ajo ka për qëllim të ndihmojë vetëm ndërmarrjet më të vogla. Propozimi i saj ishte për një ulje të qirasë dy-mujore për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit, qiraja bruto e të cilëve nuk i kalon 5,000 frangat në muaj, përcjell albinfo.ch. Në rastin e qirave më të larta, Qeveria Federale duhet të marrë përsipër një të tretën, me kusht që palët të bien dakord për një ulje të normës së interesit.
Dhoma Nacionale ka kundërshtuar me heshtje këtë propozim. Kështu, propozimi i Senatit tashmë është hedhur rendit të ditës, transmeton albinfo.ch. Por, është gjithashtu e pasigurt nëse zgjidhja gjithëpërfshirëse e propozuar nga Dhoma Nacioanale do të kalojë votimin e pritshëm të cilit do t`i nënshtrohet në senat.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










