Lajme
Parlamenti Evropian thotë se Rusia po përdor mjete terrorizmi
Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për të njohur Rusinë si një shtet që “përdor mjetet e terrorizmit” dhe si një shtet sponsorizues të terrorizmit, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Gjithsej 494 deputetë e mbështetën rezolutën jodetyruese, ndërsa 58 votuan kundër dhe 44 deputetë abstenuan.
Meqenëse BE-ja aktualisht nuk mund t’i caktojë zyrtarisht shtetet si sponsorizues të terrorizmit, Parlamenti i bën thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të saj që ”të vendosin kuadrin e duhur ligjor dhe të konsiderojnë shtimin e Rusisë në këtë listë”, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Kjo do të shkaktonte një sërë masash të rëndësishme kufizuese kundër Moskës dhe do të kishte implikime të thella kufizuese për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë”, theksoi Parlamenti.
Me votën e tyre, ligjvënësit u bënë thirrje gjithashtu vendeve të BE-së të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të ndërpresin marrëdhëniet e tyre diplomatike me Kremlinin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit Ku vlejnë më shumë paratë e zviceranëve gjatë pushimeve jashtë vendit... -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht












