Kosova
Parlamenti spanjoll, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës
Ditët e fundit është përfolur shumë lidhur me njohjen e Kosovës si shtet nga Spanja, përcjell albinfo.ch.
Propozimi për ta futur në rend dite njohjen e Kosovës u bë nga partia seperatise katalonjase “Juntas”.
Deputeti i kësaj partie, Eduard Pujol Bonell, duke shpjeguar propozimin, ka thënë se Kosova është “shtet ligjor”, pavarësia e së cilës është njohur edhe nga Gjykata e Hagës.
Carlos Flores Juberias nga partia VOX kundërshtoi ashpër njohjen e Kosovës, duke thënë se ka shumë arsye pse Spanja nuk duhet ta bëjë këtë. Sipas tij, qëndrimi i Spanjës respektohet nga vendet e tjera dhe askush nuk po e detyron Spanjën ta njohë Kosovën.
Në kontekstin ndërkombëtar, gjysma e Kombeve të Bashkuara e ka njohur Kosovën, gjysma tjetër jo. Meqë ra fjala, a e dini sa vende të reja kanë njohur Pavarësinë e Kosovës në 10 vjetët e fundit? Do t’i emërtoj Tonga, Antigua dhe Barbuda, Singapori, Surinami, Bangladeshi dhe Barbados. Sa prej tyre mund t’i gjeni në hartë?”, ka thënë Juberias.
Si një nga arsyet për mosnjohjen e Kosovës, Juberias përmendi të drejtën ndërkombëtare dhe kujtoi rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Dhe asnjë rezolutë e mëvonshme, aq më pak rezoluta mashtruese e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e 22 korrikut 2010, e cila injoroi çdo analizë nëse ligji ndërkombëtar i dha Kosovës të drejtë pozitive për të shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj, nuk çon në të kundërtën”, ka thënë deputeti i VOX-it, parti e ekstremit të djathtë.
Ai theksoi se njohja e Kosovës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Serbinë, e cila sipas tij është vend kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe me të cilin Spanja ka shkëmbim tregtar që rritet nga viti në vit. Siç ka thënë Juberias, marrëdhëniet dypalëshe mes Spanjës dhe Serbisë po përmirësohen.
“Kosova nuk është as shtet plotësisht demokratik dhe as plotësisht sovran, sa i përket së parës, do të mjaftohem duke ju dhënë informacionin se që nga Pavarësia e Kosovës e deri më sot, më shumë se 200 mijë serbë janë dashur të largohen nga ai territor dhe për ata që kanë mbetur, situata është e paqëndrueshme”, ka thënë Juberias.
Obdulia Taboadela Alvarez nga Partia Socialiste e Galicisë, parti në pushtet, ka thënë se Spanja mbetet e vendosur në qëndrimin për të mos njohur e Kosovën, “por ka kohë që po punon në negociatat për zgjidhjen e konfliktit brenda bashkësisë ndërkombëtare”.
“Pozicioni i Grupit të Socialistëve dhe i Qeverisë së Spanjës bazohet në të drejtën ndërkombëtare publike dhe parimin e integritetit territorial të shteteve, respektimin e sovranitetit të tyre. Për më tepër, siç e dini, ky qëndrim është në përputhje me qëndrimin e vendosur me rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Historia e Kosovës dhe e Ballkanit është mjaft e ndërlikuar për t’u përmbledhur në disa minuta”, ka thënë ajo.
Alvarez ka thënë se socialistët spanjollë insistojnë në stabilitetin e rajonit, duke pasur parasysh konfliktet në Ukrainë.
Socialistët, Partia Popullore e VOX-i janë tri partitë më të mëdha në Spanjë. Të tria përsëritën qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre














