Lajme
Zvicër: Nuk ka më dënime me burgim për “raserët”, por vetëm gjoba
Dhoma Nacionale tashmë kishte hequr kufirin minimal prej një viti burgim dhe kishte vendosur të lejonte përsëri gjoba
Kushdo që bën tejkalim të shpejtësisë në trafik, nuk do të duhet të vuajë dënim me burg. Pas Dhomës Nacionale, edhe Dhoma e Kantoneve ka shfuqizuar sot dënimin minimal me burg, që ishte në fuqi, raporton srf.ch.
Kjo do të thotë që “raserët” përsëri mund të sanksionohen me gjoba “të pastra”.
Me këtë vendim do të përmbyset “një veprim i gabuar” i organizatës për siguri në trafik, “Via sicura”. Kështu u tha për të justifikuar vendimin e ndryshuar në Dhomën e Vogël.
Po ashtu u tha se nevojitet më shumë hapësirë veprimi për gjyqtarët.
Neni mbi shpejtësinë, i cili kishte hyrë në fuqi në vitin 2013, qe kritikuar kryesisht nga qarqet e djathta.
Dhoma e Madhe (Nacionale) tashmë kishte hequr kufirin minimal prej një viti burgim (në seancën verore) dhe kishte vendosur të lejonte përsëri gjoba në vend të heqjes së lirisë, përcjell albinfo.ch. Kështu, Dhoma e Kantoneve vetëm ka ndjekur shembullin e saj.
Një pakicë deputetësh rreth Carlo Sommaruga (PS / GE) nuk donte të hiqte burgimin minimal për momentin në mënyrë që kjo çështje të mund të shqyrtohet në kontekstin e rishikimit të Ligjit të Trafikut Rrugor.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













