Lajme
Parlamenti zviceran miraton martesat e gjinisë së njëjtë
Parlamenti i Zvicrës të premten miratoi projekt-ligjin që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen.
Me këtë vendim Zvicra u bashkohet pjesës më të madhe të vendeve evropiane për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).
Zvicra është një nga vendet e pakta evropiane ku martesa mes së njëjtës gjini nuk është e ligjshme. Vendi lejon çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa, duke përfshirë marrjen e shtetësisë dhe birësimin e përbashkët të fëmijëve.
Të dyja dhomat e parlamentit kanë miratuar tani projekt-ligjin pas raundeve të shumta të debatit që nga viti 2013. Formulimi i projektligjit lejon homoseksualët dhe lezbiket të martohen dhe lezbiket të kenë akses në dhurimet e spermës.
“Kjo është një fitore historike për të drejtat e Komunitetit LGBTI”, shkroi Amnesty Switzerland në një postim.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës














