Lajme
Parlamenti zviceran synon mundësi trajnimi për emigrantët e paligjshëm
Gjatë debatit të mërkurën, kundërshtarët argumentuan se një politikë e tillë do të inkurajonte imigracionin e paligjshëm
Parlamenti po bën presion për t’u dhënë mundësi më të lehtë trajnimit profesional emigrantëve të paligjshëm në Zvicër.
Senati ndoqi Dhomën e Përfaqësuesve dhe i bëri thirrje qeverisë të paraqes një projektligj, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë debatit të mërkurën, kundërshtarët argumentuan se një politikë e tillë do të inkurajonte imigracionin e paligjshëm, duke kundërshtuar rekomandimet nga ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, dhe një komisioni parlamentar.
Mbështetësit, veçanërisht nga partitë e krahut të majtë, thanë se një politikë më liberale do të ndihmonte një pjesë të vogël të të rinjve shumë të motivuar.
Ndërmjet viteve 2013 dhe 2020, Zvicra hapi përkohësisht praktikën për emigrantët e paligjshëm në kushte strikte, por vetëm rreth 60 persona përfituan nga skema.
Si rezultat i vendimit të fundit, qeveria tani duhet të paraqesë një projektligj në Parlament./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













