Lajme
Partia e djathtë inkurajon vrasjen e ujqërve në Zvicër
Partia populiste e Popullit Zviceran (SVP) nuk është e huaj për polemikat, si dhe pikëpamjet ekstreme për tema që variojnë nga imigrimi te kafshët e egra (anëtarët e partisë janë kundër të dyjave), përcjell albinfo.ch.
Të enjten, SVP mori një qëndrim të ashpër ndaj rreth 300 ujqërve që jetojnë në 31 tufa në fshatrat e Zvicrës.
Duke argumentuar se këta ‘grabitqarë sulmojnë dhe vrasin rregullisht delet, viçat dhe qengja, partia njoftoi nisjen e lojës së saj të re në internet të quajtur ‘Stop the Wolf’, ku lojtarëve u kërkohet të vrasin sa më shumë prej këtyre mishngrënësve që të munden.
“Duhet të zbatohet toleranca zero [ndaj ujqërve]”, tha zëvendësi i SVP, Michael Graber. “Njerëzit dhe bagëtitë duhet të mbrohen nga sulmet e ujqërve, duke përfshirë të shtënat parandaluese”.
Eshtë e panevojshme të thuhet se ky njoftim shkaktoi një valë kritikash.
Rreth 48,000 njerëz nënshkruan një peticion për të denoncuar vrasjen e ujqërve, me lobin pro ujqërve, duke theksuar se kjo kafshë “mbetet një specie e mbrojtur dhe mbrojtja e saj duhet të garantohet”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











