Tematike
Partia e gjedheve*
Pyetjes: Sa refugjatë mund t’i pranojë Zvicra në vit? Njëqind, përgjigjet Toni Brunner. Njëqind refugjatë në vit. Këtë vërtet duhet mbajtur mend!
Anketat për zgjedhjet e tetorit flasin për një fitore të sërishme SVP-së. Kush ka senzorë për matjen e disponimit në vend, duhet fatkeqësisht ta pranojë se parashikimet do të përmbushen. Fatkeqësisht po. Nuk duhet demonizuar këtë parti që të ndiesh një bezdi të lehtë për të. Për këtë s’ke nevojë të lexosh as komentet nënçmuese të adhuruesve të saj, të cilat ata gjatë tërë ditëve të lume i nxjerrin nga vetja e tyre në mediet sociale. Mjafton që ta dëgjosh njëherë me vëmendje shefin e saj.
Javën e kaluar, Toni Brunner, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetës “Die Zeit”, të cilave ai duhej t’ju përgjigjej me numra. Për shembull, për sa vendime politike jeni penduar deri tash? Zero, përgjigjet Brunner. Pyetje: me sa refugjatë keni folur këtë vit? Dy. Pyetje: Sa refugjatë mund t’i pranojë Zvicra në vit? Njëqind, përgjigjet Toni Brunner.
Njëqind refugjatë në vit. Këtë vërtet duhet mbajtur mend. Në një komunikim elektronik të drejtpërdrejtë të “Tagesanzeiger”, Brunneri shkon edhe më larg. Në pyetjen se a ka dhuruar ndonjëherë për “Glückskette”, Bruner-i përgjigjet me jo, sepse atij i shkuaka në nerva “makineria e organizuar e mëshirimit”. Vërtet shtangesh nga kjo mendësi e këtij realiteti. Sot kur tërë Evropa po dënes nga vala historike e refugjatëve, kur po bëhen përpjekje që dorëpërdorë të shmanget një katastrofë – e për zgjidhje afatgjatë as që mund të flitet – Toni Brunner, shefi i partisë më të madhe të Zvicres, sheh këtu vetëm një makineri mëshirimi! Dhe kapaciteti ynë i pranimit: 100 në vit!
Sigurisht se asnjë vend evropian nuk mund të pranojë refugjatë pakufi dhe me një tempo të çfarëdoshme. Por njëqind? A e keni përnjëmend, Toni Brunner?
Shumë gjatë nuk ka menduar ai këtu. Për shembull se çka do të thoshte kjo për të ardhmen e Zvicrës në Evropë. Por ndoshta ai as që mundur të mendojë aq larg, sepse numrat mbi 100 i kapërcejnë kapacitetet e tij intelektuale. Apo, ashtu sikurse edhe shefi i qeverisë hungareze, Viktor Orban, edhe ai ushqen shpresën e ruajtjes së Zvicrës me tela gjemborë dhe me armatë? Ndoshta fshatari këtë edhe e ka planifikuar me të. Ndoshta ai mendon se ne jemi gjedhe që duhet ruajtur duke u vënë këmbana në qafë dhe duke i rrethuar me tela?! Apo ndoshta është edhe e kundërta?
Ndoshta jo ne, por ai është gjedhi?!
8*Michèle Binswanger, „Berner Zeitung“)
Përkthimi. Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













