Integrimi
Participimi politik: Mediet zvicerane në gjurmët e Albinfo.ch
Shkrimi i kësaj gazete zvicerane është inspiruar nga intervistat dhe portretet e shumta të kandidatëve me origjinë shqiptare që i ka sjell «albinfo.ch»: http://www.albinfo.ch/emrat-shqiptare-ne-politiken-zvicerane
Gazeta zvicerane “20Minuten” sot ka sjellë sot një shkrim të zgjeruar për shqiptarët në politikën helvetike dhe shanset e tyre për të hyrë në parlamentin zviceran.
Shkrimi i kësaj gazete zvicerane është inspiruar nga intervistat dhe portretet e shumta të kandidatëve me origjinë shqiptare që i ka sjell «albinfo.ch»: http://www.albinfo.ch/emrat-shqiptare-ne-politiken-zvicerane/
„20minuten” thotë se sekondot shqiptarë pas pushtimit të ekipit nacional të futbollit zviceran është vetëm çështje kohe kur do ta „pushtojnë” edhe parlamentin zviceran.
albinfo.ch me dhjetëra herë ka shkruar veç e veç për objektivat politike të secilit kandidat shqiptar në zgjedhjet nacionale.
Shqiptarozviceranët në “sezonin zgjedhor” të këtij viti janë më aktivë se ndonjëherë më parë.
20muniten shkruan se shanset më të mira për të zënë një ulëse në Parlamentin e Zvicrës i ka Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin e St. Gallenit. veç tjerash, edhe për faktin se ai figuron në listën e kandidaturave në vendin e nëntë.
Bullakaj ka thënë se të huajve në Zvicër u mungon zëri në politikë.
20minuten e prezanton si kandidat të mundshëm të sekondove shqiptarë edhe Shpëtim Xhemailin, kandidat nga Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), në kantonin Solothurn.
Xhemaili edhe pse është mysliman e kishte konsideruar CVP-ë si parti që përfaqëson vlerat dhe mbron familjen, shkruan 20 min.
Edhe për kandidaturën e Blerim Bunjakun flet 20minuten. Siç dihet, Bunjaku është tërhequr nga sfida që të kandidojë për nivelin më të lartë, atë nacional. Ai është shprehur skeptik se mund të zgjidhet anëtar i parlamentit nacional në Bernë.
Është me interes edhe fakti që këtë vit kandidatët janë të shpërndarë në pothuaj të gjithë spektrin politik të Zvicrës. Përfshirja fillon me partinë SP/PS, në të cilën shqiptarët tashmë kanë krijuar njëfarë tradite kandidimi, vazhdon me partitë e qendrës dhe të të djathtës si: FDP/PLR-, CVP/PDC, EVP dhe përmbyllet me partinë SVP/UDC.
Albinfo.ch ka shkruar dhe ka gjetur mjaft nga këta kandidatë nivelesh dhe partish të ndryshme, të cilët i ka intervistuar ose portretuar, duke ia ofruar kështu publikut shqiptar e zviceran ofertën politike të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike













