Integrimi
Pas 12 vjetësh pa letra, vjen surpriza: Agimit i njihet viza “B”
Një emision i realizuar nga Televizioni Publik Zviceran SRF e prezanton Agimin gjatë kohës sa ka qenë ilegal në Zvicër, në banesën e tij ndërsa më vonë i njëjti televizion e shoqëron atë edhe në qendrën e “Sans Papiers”, ku atij i jepet lajmi befasues se e ka fituar Vizën "B"
Agim Mehmedit, një burrë afër të 50-tave, nga Maqedonia i dridhen duart nga dhe mezi përmbahet nga emocionet: Atij i komunikohet në befasi se e ka fituar lejen e qëndrimit në Zvicër, gjegjësisht vizën B. Ka mbi 12 vjet që Agimi ka qëndruar dhe punuar në Zvicër ilegalisht dhe gjithë kohën ka bërë përpjekje për të legalizuar qëndrimin e tij. Ai bënte pjesë në kategorinë e ashtuquajtur “Sans Papier” (Pa letra), numri i të cilëve vlerësohet që në gjithë Zvicrën të jetë rreth njëqind mijë.
Agimi, i cili jeton në Bazel, thotë se në luftën që u zhvillua në Maqedoni, ai ka humbur gjithçka dhe i është dashur të vinte në Zvicër për të punuar që të mbante familjen. Këtu ai kishte qenë më parë edhe gjatë viteve `80 si punëtor sezonal.
Një emision i realizuar nga Televizioni Publik Zviceran SRF e prezanton Agimin gjatë kohës sa ka qenë ilegal në Zvicër, në banesën e tij ndërsa më vonë i njëjti televizion e shoqëron atë edhe në qendrën e “Sans Papiers”, ku atij i jepet lajmi befasues. Pra, nëpunësja ia komunikon lajmin se më në fund i është njohur qëndrimi legal në Zvicër, gjegjësisht i është dhënë viza B, transmeton albinfo.ch. Kështu, për herë të parë pas 12 vitesh ai po merrte frymë lirisht dhe po ndjehej njeri i barabartë me të tjerët, shprehet ai para kamerave, pa mundur t`i fshehë emocionet.
Ndërsa më parë, sa ishte ilegal ai thoshte se “çdo trokitje në derë më frikëson sepse mbrapa saj mund të jenë policët që kanë ardhur për të më dëbuar…” Më tutje Agimi flet për jetën e vështirë të të huajve pa letra, të cilët bëhen pre e lehtë edhe për punëdhënës matrapazë, përcjell albinfo.ch. Shumica shikojnë të përfitojnë nga gjendja e njerëzve që jetojnë ilegalisht, duke i shfrytëzuar për punë dhe duke mos i paguar me vlerën që u takon, ankohet ai. Kështu, një herë i ka ndodhur të punonte 12 ditë dhe të paguhej vetëm 200 franga!
Sot e gjithë kjo ka përfunduar me hepiend për Agimin. Por shumica e madhe e “Sans Papiers” vazhdojnë jetën e tyre në frikë, në Zvicër.
Në këtë link mund të shikohet emisioni, pjesë e të cilit është edhe rrëfimi për Agim Mehmedin:
http://www.srf.ch/sendungen/schweiz-aktuell/umstrittener-kauf-sans-papier-kuhfotograf
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











