Shqipëria
Pas 21 vjetësh në Spanjë, kthehet e ndërton sera në Vlorë
Herbert Alemi është rikthyer në Shqipëri pas 21 vjetësh emigrimi në Spanjë, ku punonte pranë një kompanie që tregtonte ushqime. Nisur nga kjo eksperiencë, ai vendosi të ngrejë 10 hektarë sera në Tragjas të Vlorës.
“Është viti i parë me domate, kemi mbjellë 6000 metra dhe kemi edhe trangullin në serën tjetër që është 4000 metra. Është një provë e mirë për të kuptuar se si mund të avancohemi, sepse ekzistojnë teknika shumë të mira për të nxjerrë një prodhim cilësor pa mbetje toksike”, ka thënë Herbert Alemi, fermer.
Një metodë e re pjalmimi është ajo e bletës plamuese, e cila garanton cilësi të prodhimit, në këtë rast të domates, gjithashtu garanton siguri ushqimore. 18 mijë rrënjë domatesh këtu janë pjalmuar me bletën.
Vëmendja më e madhe e fermerit të ri është përqendruar te cilësia e prodhimit bujqësor dhe jo tek sasia. Për këtë arsye ai vendosi që pjalmimin e domates të mos e stimulojë me hormone.
Pse pjalmimi me bletë është më i mirë se sa metodat e tjera?
“Eh, më mirë. Përsa i përket tregut ndoshta nuk është më i lirë, pasi tregu kërkon sasi, ndërsa bleta bën një përzgjedhje individuale. Mund të shihni në serën tonë që ne kemi domate të pjekura në katin e katërt dhe të tretë, teorikisht po ta kishim bërë me nxitës kimik, do ta kishim të gjithë katin e skuqur”, shprehet fermeri, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Një ide e tillë që garanton prodhim bujqësor të sigurt u mbështet edhe nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor Rural, duke dhënë një fond sa gjysma e investimit në total.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













