Lajme
Pas 21 vjetësh, gjendet boshnjakja e rrëmbyer nga polici serb
E rrëmbyera boshnjake është gjetur në Aleksinac të Serbisë, ndërsa personi që po e mbante me dhunë ishte polici Gjorgje Veliçkoviq, anëtar i Korpusit të Uzhicës. Ai e kish mbyllur në podrum dhe e kishte dhunuar mijëra herë
Një policë serbë që kishte marrë pjesë në luftës e Bosnjës, kishte rrëmbyer 21 vjet më parë (1995) në zonën e Srebrenicës, një qytetare boshnjake, dhe që nga ajo kohë e kishte mbajtur fshehurazi në podrumin e shtëpisë së tij. Për dy dekada ai, shpesh edhe me shokë, e kishte dhunuar atë rreth 3 mijë herë.
E rrëmbyera është gjetur në Aleksinac të Serbisë, ndërsa personi që po e mbante me dhunë ishte ish polici Gjorgje Veliçkoviq. Ky i fundit i përkiste Korpusit të Uzhicës, që mori pjesë në luftimet më të rrepta në rajonin e Srebrencës në Bonjsë. Ai është arrestuar nga Policia e Serbisë, ndërsa boshnjakja Samra Huskaraniq është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vajza ishte përdhunuar më shumë se 3 mijë herë, madje Veliçkoviq ka sjellë edhe miq të cilët të gjithë së bashku ishin anëtarë të Korpusit të Uzhicës – nga Serbia, ushtarë të cilët kanë bërë shumë krime gjatë luftës në Bosnje, citon Koha.
Gjorgje ka pranuar menjëherë se vajzën së pari e ka mbajtur të fshehur në një fshat në rrëzë të Kopaonikut, ndërsa kur gruaja e tij ka vdekur, atëherë ai e ka dërguar atë në bodrumin e tij me qëllim që t’i shërbejë të gjitha dëshirave të tij, raporton revista “BH”. Vajza nuk është ushqyer mirë, është e pistë, me flokët dhe thonjtë të mëdhenj, ndërsa në trupin e saj shihen dhjetëra lëndime dhe gërvishtje.
Për Gjorgje tani pritet burgim i përjetshëm.
Në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 17 granata dore, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhëse. Këtë rast policia po mundohet ta mbajë të fshehur deri sa të hetohen të gjitha rrethanat e këtij krimi. Vajza është dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, transmeton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë












