Integrimi
Pas 28 vjet qëndrimi në Zvicër, dëbohet në Kosovë babai i 5 fëmijëve
Kosovari 53 vjeçar ka qenë i dënuar me 8.5 vjet burg për tregti me drogë. Gjykata Federale e Zvicrës e ka vërtetuar vendimin për dëbim që e ka marrë më parë Zyra për Migracion e Bazelit
Nga 53 vjet të jetës së tij, kosovari, baba i pesë fëmijëve, më shumë se gjysmën i ka kaluar në Zvicër. Nga viti 1989 ai jeton në Zvicër ndërsa në vitin 1996 ka marrë vizën dhe e ka sjellë këtu gruan me katër fëmijët. Në Zvicër ndërkaq i ka lindur edhe fëmija i pestë. Por ai është dënuar për tregti me drogë dhe për pasojë duhet të lëshojë Zvicrën, shkruan aargauerzeitung.ch.
Gjykata Federale e Zvicrës e ka vërtetuar vendimin për dëbim të kosovarit që e ka marrë më parë Zyra për Migracion e Bazelit. Sipas saj, ndarja e tij nga familja është e pranueshme, edhe për faktin se ai e ka vënë në lojë fatin e familjes duke u marrë me tregtinë me drogë.
Familja e tij e kishte marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në vitin 2010. Pak pas kësaj, kryefamiljari dënohet me tetë vjet e gjysmë për delikte droge, pastrim parash dhe detyrim, transmeton albinfo.ch. Duke u mbështetur mbi këtë dënim Zyra për Migracion e Bazelit ka vendosur ndaj tij masën e dëbimit nga Zvicra.
Duke kundërshtuar pretendimin e kosovarit se me dëbimin e tij po ndahej familja, dhe se e kishte një fëmijë edne të moshës së mitur, Gjykata Federale ka theksuar se interesi publik i Zvicrës për largimin e kosovarit peshon më shumë se interesi privat i tij. Kjo për faktin se veprat e tij penale janë të një peshe të rëndë. Gjatë katër viteve ai ka bërë shitjen e tetë kilogramëve të heroinës dhe të sasive më të vogla të kokainës.
Ai ka neglizhuar dy vërejtje që i janë bërë më parë se mund të dëbohej dhe ka vazhduar të jetë aktiv në tregtinë me drogë, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Në këtë mënyrë kosovari, sipas gjykatës, ka qenë vetë ai që nuk e ka vlerësuar familjen e tij.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











