Lajme
Pas aktakuzës, Agani ofron dorëheqje
Agani akuzohet se si ministër i Shëndetësisë, dyshohet për keqpërdorimin e 4.5 milionë eurove, të cilat kanë shkuar për shërim në institucione shëndetësore private
Menjëherë pas Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë për rastin “Stenda”, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ta lirojë nga detyra deri në momentin kur gjykata jep vendimin përfundimtar. Agani beson se është i pafajshëm, por kërkon që të lirohet nga përgjegjësia politike.
“I nderuari kryeministër, duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; i bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës; Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe i përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar, kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”, thotë ai.
Agani akuzohet se si ministër i Shëndetësisë, dyshohet për keqpërdorimin e 4.5 milionë eurove, të cilat kanë shkuar për shërim në institucione shëndetësore private. Bashkë me Aganin janë akuzuar edhe 63 persona të tjerë, shumica mjek specialisita që merren me kardiologji. Ata akuzohen për rastin e njohur “Stenta”
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













