Lajme
Pas arrestimit të deputetes, plasin protestat e dhunshme në Prishtinë
Deri më tani raportohet për katër policë të lënduar dhe 15 protestues të arrestuar. Gjendja tani është më e qetë
Arrestimi i deputetes opozitare, Donika Kadaj-Bujupi dhe ndjekja e tre deputetëve tjerë opozitarë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli nga forcat e rendit, kanë nxitur protestat të dhunshme në qendër të Prishtinës. Deri më tani raportohet për katër policë të lënduar dhe 15 protestues të arrestuar.
Dhuna ndërmjet protestuesve opozitar që gjatë gjithë kohës gjuanin me gurë në drejtim të Policisë dhe kundërpërgjigja e forcave të rendit me gaz lotsjellës, krijoi një kaos të vërtetë nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndërsa ndezja e kontejnerëve, hedhja në rrugë e gurëve dhe gjuajtja me koktej molotovi përbënin një pamje të frikshme në Prishtinë.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të deputetes Kadja-Bujupi e cila po akuzohet nga Prokuroria për ndezjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës. Sipas opozitarëve, deputetja ka imunitet, ndërsa reflektimi i saj në Kuvend është kryesisht politik.
Ndërsa Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se “me 17.11.2015, nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar katër fletëarreste, për katër deputetë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli. Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e fletëarresteve”, thuhet në njoftim.
Protestuesit gjatë gjithë kohës janë drejtuar nga liderët opozitarë, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma për Kosovë. Ndërsa në mesditë në mesine protestuesve, që nuk ishin më shumë se disa qindra, u pa edhe ish lideri i Vetëvendosjes dhe i kërkuari nga Gjykata, Albin Kurti. Por, Policia ka dështuar ta arrestojë.
Sektari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ndërkaq ka thënë se nuk do të ndalen protestat derisa të lirohet deputetja Donika Kada-Bujupi. Ai ka thënë se Policia edhe mund ti arrestoj të gjithëve. “S’ka normalitet në asnjë orë të ditës deri sa të lirohet deputetja. Ose kanë do të na arrestojnë të gjithëve ose do të na lirojnë të gjithëve”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













