Kosova
Pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Vuçiq telefonon Lajçakun
Pas marrjes së detyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, autoritetet në Serbi janë alarmuar.
Gjatë së premtes, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka telefonuar emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur nga drejtori i Zyrës së ashtuquajtur e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq, biseda është bërë për të njoftuar BE-në me sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Për incidente dhe provokime që mund të kthehen në krizën më të madhe. Dhe se me veprimet e tyre duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova dhe të provokojnë luftë”, tha Petkoviq, raportoi Danas.
Tutje, Petkoviq ka lënë të kuptohet se flamuri i Kosovës u vendos në Komunën e Mitrovicës së Veriut gjatë së premtes nuk do të jetë gjatë për aty. “Nuk është flamur për ne. Ai do të qëndrojë për aq kohë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë”, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?













