Lajme
Gjermani: Zgjohet nga koma 14-vjeçari kosovar, i aksidentuar në hekurudhë
Pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut. "Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur"
Në korrik të këtij viti, një djalë 14 vjeç ishte ngjitur në një vagon dhe për pasojë kishte pësuar lëndime të rrezikshme për jetën. Pas disa muajsh në gjendjes kome, ai tani po trajtohet në një klinikë speciale.
Si pasojë e goditjes elektrike, djali, i cili kishte rënë nga lartësia prej pesë metrash, kishte pësuar lëndime të rënda dhe djegie, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut. “Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur”, thoshte zëdhënësja e policisë, Sina Dietsch, një ditë pas aksidentit.
Pas një operacioni emergjent, gjendja e djalit të plagosur rëndë është stabilizuar.
Për një kohë të gjatë nuk mund të bëhej asnjë deklaratë për gjendjen e adoleshentit, i cili ishte në koma, shkruan merkur.de. Siç shpjegon tani Wolfgang Hauner, zëdhënës i Policisë Federale të Mynihut, i riu kosovar është zgjuar nga koma. Ai megjithatë ende po lufton me “lëndime shumë të rënda të djegies së jashtme”.
Organet shpesh dëmtohen përgjithmonë pas aksidenteve elektrike të këtij lloji. “Shumë gjëra kanë rrjedhur siç duhet për djalin në këtë drejtim”, thotë Hauner.
Mjekimi në klinika speciale në Hanover dhe Hamburg
Djali ka katër javë që ndodhet në një klinikë speciale në Hanover. Aty po trajtohen plagët e tij nga djegia. Nëna e tij e ka shoqëruar në këtë klinikë, përcjell albinfo.ch. Për rreth dy javë ai duhet të shkojë në një klinikë në Hamburg për trajtim të mëtejshëm.
Në mbrëmjen e aksidentit, kosovari ndodhej në zonën e pistës me dy shokë 16-vjeçarë. Një nga shoqëruesit më të vjetër në aksidentin e korrikut, ishte gjithashtu i plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën.
Ndërpritet procedimi penal ndaj djemve
Zyra e prokurorit publik të Mynihut II pati ndërmarrë procedim penal kundër tre djemve dhe ka ngritur akuzë ndaj tyre për ndërhyrje të rrezikshme në trafikun hekurudhor, transmeton albinfo.ch. “Gjatë hetimeve, ka pasur edhe kontrolle në shtëpi, sepse kishte dyshime se aksidenti ishte shkaktuar nga një tendencë aktuale në TikTok”, shpjegon zëdhënësja e shtypit. “Megjithatë, siç doli më vonë, nuk ishte kështu. Tashmë nuk ka asgjë kundër tre djemve, procedura është ndërprerë – të tre mbeten të pandëshkuar”.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë Abonimi i njohur zviceran për sportet dimërore, Magic Pass, po vazhdon të zgjerohet me ritme të... -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale












