Maqedonia
Pas dy muajve, Maqedonia e Veriut pa viktima nga COVID-19
Maqedonia e Veriut të martën nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi i ri.
Që nga muaji mars, kjo është hera e parë që brenda periudhës 24 orëshe ky vend të mos shënojë viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Të hënën ishin regjistruar dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 të vdekurve ishte regjistruar më 2 korrik.
Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të vdekurve është 432.
Sa u përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1,636 mostrave, 163 kanë rezultuar pozitivë, në Shkup 52 raste, Shtip (33), Kumanovë (21), Gostivar (17) ndërsa në 15 qytete tjera ka numër më të ulët të të infektuarve.
Sipas raportit, deri më tani, nga 88.179 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 9,412 persona dhe prej tyre 40 janë ende aktivë, ndërsa 4,940 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut Politikani me rrënje shqiptare nga Kosova, Ibrahim Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Këshillin e... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
Jeta në Zvicër
-
Një tifoz futbolli bie nga tribunat e stadiumit në Sion dhe vdes Aksidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në mbrëmje gjatë ndeshjes së Super Ligës midis FC Sion... -
Zvicër: Të moshuarit që kanë frikë për sigurinë personale -
Kantoni i Cyrihut mund të ketë mungesë prej 300,000 punëtorësh -
Shtetasi i Kosovës nga Aargau fiton betejën gjyqësore për shtetësinë zvicerane -
Iniciativa zvicerane për paratë e gatshme – mënyra të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim













