Kosova
Pas FIT-it, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative
Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative, përcjell albinfo.ch.
Media mëson se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.
Pjesëtarët e këtij njësiti gjatë ditës së sotme nuk do të dalin nga aty.
Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre.
Ata thanë se nuk do të zbrapsen nga ato.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.
Sipas tij, të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












