Teatër
Pas homazheve, varroset aktori Fadil Hasa
Vlerësime për aktivitetin e tij kanë dhënë edhe drejtues vendorë, deputetë si dhe figura të shquara të skenës shqiptare.
Qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur të humorit Fadil Hasa. Homazhet në nderim të figurës së tij kanë nisur në orën 10:00 në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku aktorë nga e gjithë Shqipëria kanë bërë homazhe. Vlerësime për aktivitetin e tij kanë dhënë edhe drejtues vendorë, deputetë si dhe figura të shquara të skenës shqiptare.
Ish-regjisori i estradës së Durrësit, Haxhi Rama, është shprehur se me ikjen e Fadil Hasës ata kanë humbur diçka nga vetja e tyre. Për të kryer homazhe në Durrës ka qenë edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe kryetari aktual, Lulzim Basha. Basha vlerësoi aktivitetin e Fadil Hasës, i cili bëri shqiptarët të buzëqeshnin në një kohë të errët.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











